Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori/ EMRI

0

Një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës pas një sherri për motive banale mes dy personash. I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52-vjeç, i cili ka një biznes në zonë.

Sakaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42-vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52-vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

The post Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori/ EMRI appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fourteen + 4 =