Plagoset 30-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

0

Një sherr mes disa personave në Vlorë ka degraduar në përdorimin e thikave. Mësohet se gjatë sherrit mes disa personave, një 30-vjeçar me inicialet B.S., është plagosur me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin. Ende nuk ka persona të shoqëruar në komisariat ndërsa blutë e qytetit kanë nisur punën për të identifikuar personat që janë përfshirë në sherr.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

The post Plagoset 30-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eleven − three =