PD nuk heq dorë nga protesta, Policia njofton për rrugët që do të bllokohen sot

0

Partia Demokratike do të zhvillojë sërish këtë të hënë protestën e radhës, e cila do të mbahet para godinës së Kryeministrisë.

Si pasojë e protestës, pritet të ketë bllokime të qarkullimit në bulevard dhe në disa segmente të tjera rrugore të kryeqytetit.

Policia njofton se deri rreth orës 18:00, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara, duke ndikuar në trafikun e mjeteve.

Si pjesë e masave të sigurisë, policia ka vendosur përdorimin e kamerave për monitorim të vazhdueshëm, lyerjen me graso të shtyllave elektrike për të shmangur ngjitjen ose dëmtimet, si dhe ndalimin e automjeteve të televizioneve për t’u parkuar para Kryeministrisë, një rregull që nuk është respektuar në protestat e mëparshme.

The post PD nuk heq dorë nga protesta, Policia njofton për rrugët që do të bllokohen sot appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × 2 =