PD kundër rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për rastin e ankimimit

0

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Pas depozitimit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka caktuar Lutfije Celamin si relatore të çështjes së kundërshtimit nga ana e opozitës.

PD-ASHM i kërkoi Kolegjit Zgjedhor ndryshimin e vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të KQZ-së, duke e konsideruar të pavlefshëm shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

The post PD kundër rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për rastin e ankimimit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fourteen − 10 =