PD-ja ka lajmëruar protestën e radhës sot, policia “blindon” kryeministrinë

0

Partia Demokratike ka paralajmëruar për ditën e sotme protestën e radhës, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 para godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë nisur punën për vendosjen e perimetrit rrethues përreth institucionit.

Që prej orës 15:00, është bërë edhe bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë zonës ku do të mbahet protesta, ndërsa është blinduar edhe hyrja kryesore e Kryeministrisë.

Mësohet se leja për zhvillimin e protestës është marrë nga Policia e Tiranës për periudhën kohore nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

The post PD-ja ka lajmëruar protestën e radhës sot, policia “blindon” kryeministrinë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

7 + four =