Një shofer ka kapur momentin e çuditshëm kur një pasagjer nxori këmbët nga një veturë që udhëtonte në autostradën veriore të ngarkuar në Adelaide, Australi.
Pamjet tregojnë këmbët e personit të varura nga dritarja e pasme e veturës, përcjell Telegrafi.
EXCLUSIVE: 7NEWS has shocking video of the moment a passenger is seen dangling their legs out of a moving car’s window on Adelaide’s busy Northern Expressway. The car displaying P-plates was believed to be travelling at speeds of more than 100km/h. #7NEWS pic.twitter.com/F1Cz9xbBFh
— 7NEWS Adelaide (@7NewsAdelaide) April 10, 2025
Policia e Australisë Jugore po heton çështjen dhe tha në një deklaratë: “Policia aktualisht është në posedim të një videoje që tregon këmbët e një pasagjeri që dalin nga dritarja e një automjeti në lëvizje.”
“Një sjellje e tillë e pamatur është e papranueshme, duke paraqitur rreziqe të konsiderueshme jo vetëm për individin e përfshirë, por edhe për shoferët e tjerë”, shton deklarata.
“Pamjet e kamerave shpesh i dorëzohen policisë dhe shoferët duhet të jenë të vetëdijshëm se drejtimi i rrezikshëm i veturës regjistrohet shpesh në video, duke rritur shumë gjasat për t’u kapur.” /Telegrafi/
The post Pasagjeri var këmbët jashtë nga dritarja e veturës në autostradë – pamjet bëhen virale appeared first on Telegrafi.









