Pas vendimit të Apelit për ta kthyer në burg, Vangjush Dako dërgohet në spital

0

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është dërguar në spital mbrëmjen e sotme. Lajmi për dërgimin e tij në spital, vjen menjëherë pas vendimit të Apelit për ta kthyer sërish në burg. Megjithatë ende nuk dihen arsyeja e dërgimit të Dakos në spital.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos me 4 vite burg për “shpërdorim detyre” në dy raste. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar Vangjush Dako u dënua me 2.8 vite burg. Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku po ashtu u dënuan me 2 vite burg, por GJKKO e konvertoi dënimin e tyre me shërbim prove.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë. Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi Prokuroria e Posaçme nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve.

The post Pas vendimit të Apelit për ta kthyer në burg, Vangjush Dako dërgohet në spital appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 1 =