PAMJE/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në humnerë, shpëtohet shoferi nga ekipi i shpëtimit

0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Gusmar–Nivicë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një terren të vështirë.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë Policia e Shtetit, Njësia Administrative Kurvelesh, Urgjenca dhe zjarrfikësit.

Ata nxorën drejtuesin e mjetit dhe e transportuan në spital.

Sipas burimeve, drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

The post PAMJE/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në humnerë, shpëtohet shoferi nga ekipi i shpëtimit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

12 − nine =