Orët e fundit të merkatos, Nedim Bajrami në bisedime me ekipin që shkroi historinë më të bukur në Premier Ligë

0

Nedim Bajrami mund të ndryshojë skuadër në ditët e fundit të merkatos në Angli. Mesfushori i Kombëtares shqiptare raportohet se tani i intereson një klubi i cili është pjesë e Championship, por që ka synime të kthehet shpejt në elitë, Leisterit.

Klubi i njohur anglez, ka kaluar disa sezone të turbullta pas periudhës së artë në të cilën shkroi atë që shumëkush e cilëson si historia më e bukur në Premier Ligë, pasi fitoi titullin kampion në vitin 2016, shkoi deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe fitoi edhe një Kupë FA në vitin 2021.

Mediat britanike bëjnë të ditur se Leisteri është i interesuar të marrë në huazim në këtë sezon Bajramin, i cili është jashtë planeve të trajnerit Martin te Rejnxhërs, ndaj do të ishte shumë i interesuar për kalimin në një skuadër tjetër që të luante rregullisht. Në ditët e kaluara u përfol për një transferim të tij në Spanjë, te Sevilja, por ajo marrëveshje nuk u konkretizua.

The post Orët e fundit të merkatos, Nedim Bajrami në bisedime me ekipin që shkroi historinë më të bukur në Premier Ligë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 + four =