Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Emrat e të aksidentuarve në Milot-Thumanë

0

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka humbur jetën rrugës për në spital.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë, ku udhëtonin 4 persona të një familjeje ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Burime nga Trauma për aksidentin e Milotit: 3 të plagosur po marrin trajtim tek Trauma, ndërsa 78 vjeçari Lirim Cahi ka humbur jetën rrugës.

Të aksidentuar kanë mbetur:

Lirim Cahi 78 vjeç (ka ndërruar jetë)

Ilir Cahi 55 vjeç

Mira Tafa 62 vjeç

Besmir Cahi 29 vjeç

The post Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Emrat e të aksidentuarve në Milot-Thumanë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × two =