Një “jetë” në shërbim të drejtësisë në Shkodër, kush është Astrit Kalaja, gjyqtari që ndërroi jetë sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë

0

Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë sot pasi një person i armatosur ka hapur zjarr brenda Gjykatës së Apelit.

Ai ushtroi profesionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që prej Shkurtit të vitit 2023.

Por Kalaja e filloi “rrugëtimin” e tij në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, që prej 24 Nëntorit të vitit 1993, si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku i shërbeu drejtësisë për 11 vite.

Më vonë që prej 2004-ës, deri më 2023 ushtroi detyrën si gjyqtar në gjykatën e Apelit në Shkodër, dhe më vonë u bë zv.Kryetar i së njëjtës Gjykatë.

Astrit Kalaja, ndër vite mori disa kualifikime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, dhe u konfirmua në detyrë pas procesit të vettingut të kryer në vitin 2020.

The post Një “jetë” në shërbim të drejtësisë në Shkodër, kush është Astrit Kalaja, gjyqtari që ndërroi jetë sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × four =