Një javë nga çelja, ankimohet tenderi 2.1 mln euro për sistemin e Thesarit, shkak dokumentet

0

Procedura “Mirëmbajtje e Sistemit te Thesarit dhe Blerje Licence Oracle për Ministrinë e Financave “ka përfunduar e ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm një javë nga çelja e saj.

Në sistemin ku është bërë shpallja nënvizohet se kërkesa e bërë nga kompania ankimuese ka lidhet me dokumentet e tenderit.

Nga shpjegimet e mëparshme që vetë Komisioni ka bërë për ankesat në raportet vjetore, duket se ankimimet e kësaj faze lidhen kryesisht me kritere specifike që vendosen nga autoritetet dhe që mund të cilësohen përjashtues ose me saktësime që lihen evazive.

Tenderi tashmë i ankimuar u çel saktësisht në 22 tetor dhe parashikon mirëmbajtje të sistemit të Thesarit për një periudhë 2-vjeçare me një fond limit 207 mln lekë apo 2.1 milionë euro.

Sipas termave të referencës, qëllimi i këtij shërbimi është sigurimi i një kontratë suporti dhe mirëmbajtjeje për sistemin e Thesarit dhe infrastrukturën mbështetëse në qendër (HQ) dhe në Qendrën e Vazhdimësisë së Biznesit (BCC), si dhe për infrastrukturën e rrjetit implementuar (hostuar) në ambientet e dhomës së serverëve të Ministrisë së Financave, ambientin e BCC dhe degëve të Thesarit – TDO (Treasury District Office) nëpër rrethe, si dhe infrastrukturës së rrjetit LAN të Aparatit të Ministrisë së Financave.

Konkretisht, objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Thesarit dhe infrastrukturës në çdo komponent të tyre, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës dhe mbështetjen e të gjitha komponentëve dhe shërbimeve të ofruara nga këto infrastruktura.

Komponentët kryesorë, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate, janë:

  • Sistemi i Thesarit Oracle E-Business Suite R12 (12.1.3) me të gjithë komponentët përbërës të tij, si për application tier dhe database tier;
  • Komponentët hardëare dhe software mbi të cilët mbështetet sistemi financiar i Thesarit të Ministrisë së Financave;
  • Sistemet operative të instaluara në hardëare-in e infrastrukturës së Sistemit të Thesarit;
  • Të gjitha ndërfaqet për integrim me ESB të Sistemit të Thesarit;
  • Ndërfaqet në modulin Purchasing (PO) dhe Payables (Faturë/Pagese) të Sistemit të Thesarit për ekspozim drejt Sistemit të Menaxhimit të Kontratave (SMK);
  • Komponentët e infrastrukturës fizike (siti qendror dhe BCC);
  • Moduli i infrastrukturës së rrjetit Edge të Ministrisë së Financave;
  • Moduli i infrastrukturës së rrjetit qendror të Ministrisë së Financave;
  • Infrastruktura e siteve remote (degët e Thesarit);
  • Infrastruktura e rrjetit të dhomës së serverëve të MF;
  • Infrastruktura e rrjetit në ambientin e BCC për Sistemin e Thesarit.

 

 

The post Një javë nga çelja, ankimohet tenderi 2.1 mln euro për sistemin e Thesarit, shkak dokumentet appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fourteen + three =