Një e katërta e bukës në Kroaci importohet

0

Buka, e bërë nga vetëm katër përbërës të thjeshtë: miell, ujë, maja dhe kripë, ka qenë prej kohësh një ushqim kryesor për familjet kroate. Por tani, çmimi i saj po bëhet një problem.

Kroatët hanë më shumë bukë se shumica e europianëve, megjithatë çmimet e bukës po vazhdojnë të rriten.

Sipas analistit ekonomik Damir Novotny, Kroacia prodhon rreth një milion ton drithëra çdo vit, por vetëm 14% e tyre plotësojnë standardet e nevojshme për furrat moderne.

Pavarësisht se çmimet e miellit dhe grurit në botë kanë rënë me rreth 30%, çmimet e bukës në Kroaci kanë vazhduar të rriten.

Në Itali, çmimi i bukës është rritur me 26% gjatë pesë viteve të fundit, dhe në Slloveni me 36%, ndërsa në Kroaci, buka tani është 58% më e shtrenjtë se në vitin 2019. Në rajon, vetëm në Hungari ka pasur një rritje me të lartë të çmimit, shkruan Net.hr.

“Është e tmerrshme që njerëzit tani duhet të mendojnë dy herë para se të blejnë bukë”, thotë Nadica nga Zagrebi. “Unë gjithmonë shikoj në fillim çmimin para se të zgjedh llojin e bukës. Është e turpshme”. Një tjetër blerëse, e quajtur Nusreta, thotë për agjencinë RTL Direkt se edhe një panine e vogël tani kushton më shumë se një euro.

Por çmimi nuk është problemi i vetëm. Kroacia tani importon më shumë bukë sesa prodhon. Një në katër bukë të konsumuara në vend importohet nga jashtë, kryesisht nga Gjermania, Polonia dhe Italia.

Vetëm në vitin 2023, u importuan mbi 115,000 tonë produkte furre, duke ia kaluar edhe mishit të derrit në listën e importeve ushqimore. Në vetëm dhjetë vjet, importet e bukës janë rritur nga 103 milionë euro në vitin 2014, në 345 milionë euro vitin e kaluar.

Kjo po ndodh në një vend ku ka mjaftueshëm drithëra për të plotësuar nevojat e popullatës, madje që edhe eksporton. Atëherë pse po importon Kroacia bukë të ngrirë? Përgjigjja qëndron te cilësia. Vetëm një pjesë e vogël e grurit vendas, përmbush standardet e larta të kërkuara nga furrat industriale.

The post Një e katërta e bukës në Kroaci importohet appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

16 + ten =