Nis kampionati me një Déjà vu: finalja e Final 4 Vllaznia – Egnatia, që në debutim

0

Numërimi mbrapsht ka përfunduar. Java e parë e sezonit 2025-2026 të “Abissnet Superiore” nis sot dhe do të përfundojë të dielën. Sfida hapëse e kampionatit, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:00, ku do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.

Një përplasje që vendosi titullin e edicionit të kaluar, me finale e Final 4, që në javën e parë. Vllaznia e Egnatia kanë ndryshuar shumë në krahasim me sezonin e kaluar, por nuk kanë humbur pretendimet. Të dy skuadrat e kanë shfaqur fizionominë e tyre në Kupat e Europës, ku shkodranët u eliminuan në raundin e dytë të Conference League, ndërsa rrogozhinasit në të tretin.

Lexo më tej: Zbulohet kalendari i Superiores:Egnatia e nis “malore”, Partizani-Tirana në javën e 6

Të shtunën janë programuar dy ndeshje të tjera. Bylis – Tirana do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet takimi AF Elbasani – Flamurtari.

Java e parë do të mbyllet të dielën me sfidën Partizani – Vora, që do të luhet në orën 20:00, në stadiumin “Arena e Demave”. Sakaq, ndeshja Teuta – Dinamo City është shtyrë për t’u zhvilluar më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, për shkak të angazhimit të Dinamo City në fazën play-off të UEFA Conference League.

The post Nis kampionati me një Déjà vu: finalja e Final 4 Vllaznia – Egnatia, që në debutim appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eighteen + 20 =