Ndonëse sezoni veror tradicionalisht shënon gjallërim të shërbimeve, për shkak të rritjes së turistëve, statistikat afatshkurtra të INSTAT, një sinjalizues i hershëm i ecurisë së prodhimit të brendshëm bruto, tregojnë për një përmirësim të ngadaltë të aktivitetit të tregtisë me pakicë, transportit, aktivitetet ligjore etj.
Edhe rritja e hotelerisë ishte njëshifrore, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur ky sektor zgjerohet me 20-30%.
I vetmi aktivitet që po lulëzon është shitja e pasurive të paluajtshme, e nxitur nga interesi i të huajve për të blerë apartamente në bregdet.
Edhe punësimi ka shënuar rritje të ngadaltë, ndërsa bizneset po detyrohen të paguajnë më shumë punonjësit, për shkak të mungesës së tyre sidomos në tregti, hoteleri e restorante.
INSTAT ka publikuar Treguesit tremujorë të shitjeve neto, punësimit dhe pagave për aktivitetet që bëjnë pjesë në sektorin e shërbimeve:
Shitjet, rritje e fortë e pasurive të paluajtshme, ngec tregtia me pakicë
Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin e tretë 2024 paraqitet si më poshtë:
- Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 2,2 %;
- Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 2,3 %;
- Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 7,2 %;
- Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 10,6 %;
- Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 8,1 %;
- Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 38,0 %;
- Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 0,2 %;
- Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 4,6 %;
- Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
- Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 1,6 %;
- Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi rritje 1,4 %.
Punësimi, rritje e ngadaltë
Indeksi i punësimit në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin e tretë 2024 paraqitet si më poshtë:
- Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 4,4%;
- Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 3,9%;
- Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 7,3%;
- Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 1,9%;
- Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 1,2%;
- Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 1,8%;
- Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 0,6%;
- Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 2,5%;
- Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 3,8%;
- Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 1,1%;
- Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi rritje 1,0%.
Pagat vijojnë rritjen
Indeksi i pagave në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin e tretë 2024 paraqitet si më poshtë:
- Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 14,5%;
- Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 11,0%;
- Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 26,2%;
- Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 11,8%;
- Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 10,5%;
- Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 29,4%;
- Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 8,7%;
- Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 8,3%;
- Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 10,1%;
- Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 0,6%;
- Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi rritje 2,7%.
The post Ngecin shërbimet në verë, po ecën vetëm shitja e pasurive të paluajtshme appeared first on Revista Monitor.











