Ngadalësohet transporti ajror, bie nga deti

0

Aktiviteti i transportit është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditor se numri i pasagjerëve që udhëtuan nga ajri u rrit me 9.1% në tremujorin e parë me baze vjetore, nga rreth 64% që kishte qenë zgjerimi në tremujorin e parë 2024.

Edhe volumi i mallrave të transportuara nga porti kryesor i vendit, ai në Durrës ka ardhur në rënie me 3.3%.

2.1 milionë pasagjerë udhëtuan nga ajri

Në transportin ajror gjatë tremujorit të parë 2025 kanë operuar 19 shoqëri ajrore, nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 65.146 avionë, nga të cilët 79,5% të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 550,5 ton, nga të cilat 74,5% janë mallra të hyrë dhe 25,5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 10,2%.

Në tremujorin e parë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.083.050 pasagjerë nga 1.909.757 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 9,1%.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e parë 2025 është 396 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 2,8%.

Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e parë 2025 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Bie transporti i mallrave nga deti

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë).

Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të parë 2025, janë transportuar 94,5% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.553 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është ulur me 3,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nëpërmjet rrugëve detare sipas klasifikimit, NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e parë 2025 paraqiten si më poshtë:

  • Grupi i mallrave “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 16,2% të mallrave të transportuara;
  • Grupi “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 14,7% të mallrave të transportuara;
  • Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 12,7% të mallrave të transportuara nga portet;
  • Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 7,3% të mallrave të transportuar.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 206 anije, nga këto 191 anije janë të huaja dhe 15 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është ulur me 32,2%, ku numri anijeve të huaja është rritur me 7,3%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e parë 2025 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 133.503 persona, nga 135.7 mijë të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 81,1% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Vlorës me 10,9% dhe më pas porti i Sarandës me 8,0%.

Në tremujorin e parë 2025, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.270 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 3,6%.

Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e parë 2025 zë 34,9% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara.

Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e parë 2025 zë 63,7% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.

The post Ngadalësohet transporti ajror, bie nga deti appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 + thirteen =