Nga Shqipëria përtej oqeanit/ Në 2026 nisin fluturimet Tiranë-New York

0

Ëndrra e shqiptarëve për të pasur fluturime direkte me Amerikën, ‘token e ëndrrave’ duket se do të bëhet së shpejti realitet.

Në Rinas po bëhen përgatitjet që në 2026-ën të nisin fluturimet direkte përtej oqeanit.

Do të jetë kompania ajrore “Delta Air Line” që do të fluturojë nga New York drejt Tiranës, pa qenë e nevojshme me të ketë tranzit në shtete të tjera të Evropës.

Në muajit e parë të vitit që vjen pritet të realizohen fluturimet e para Shqipëri – SHBA- Shqipëri.

Por jo vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, por edhe nga aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të ketë fluturime me SHBA, pasi aeroporti i Vlorës do të ketë pistën me të madhe në rajon. Ky i fundit e ka testin e parë të fluturimeve në 8 maj 2025.

Futja e linjës direkte me SHBA përveç se ulë kostot për qytetarët për biletat nga ana tjetër ndikon direkt në shkurtimin e distancës me të paktën 8 orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

thirteen + 15 =