Ndryshimi i standardit të jetesës në Europë në dekadën e fundit

0

Rritja ekonomike në terma absolutë është e rëndësishme, por ku janë përmirësuar realisht standardet e jetesës në Europë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, platforma krahasuese Visual Capitalisht ka analizuar ndryshimin e PBB-së për frymë për 36 vende europiane, me shifra të rregulluara me inflacionin dhe të shprehura në euro.

Rritja reale e PBB-së për frymë, sipas vendeve europiane

Përveç Irlandës, (+75%), shumica e vendeve europiane me rritjen më të madhe të PBB-së reale për frymë mund të gjenden në Europën Lindore dhe Jugore.

Metrikat e PBB-së së Irlandës ndikohen shumë nga faktorë të jashtëm: përkatësisht zhvendosja e fitimit dhe dhënia me qira e pronës intelektuale nga korporatat shumëkombëshe me seli në vend.

Kjo rrit shifrat e PBB-së përtej aktivitetit aktual ekonomik brenda vendit. Kështu, rritja e listuar nuk pasqyron me saktësi një ndryshim të barabartë në standardet e jetesës. Qeveria irlandeze preferon të përdorë të ardhurat kombëtare bruto si barometër për vendin.

Megjithatë, Europa Lindore ka parë rritje të standardeve të jetesës dhe rritje të produktivitetit ekonomik në dekadën e fundit. Kjo është nxitur pjesërisht nga vendet perëndimore të BE-së, që zhvendosin zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit në lindje, duke krijuar vende pune dhe duke rritur të ardhurat mesatare dhe konsumin përkatës.

Por gjithashtu, efektet bazë kanë rëndësi kur shikohet rritja. Për shembull, PBB-ja për frymë e Serbisë u rrit me 50%. Në terma valutor kjo është një rritje prej 3,000 euro.

Franca pa një fitim të ngjashëm në euro, por për shkak të pikës më të lartë të fillimit, ajo u regjistrua me një rritje 8%.

Burimi: Visual Capitalist

Rasti i Polonisë

Polonia ka qenë prej kohësh shembulli i zhvillimit i Europës për sa i përket integrimit në tregun e lirë.

Që nga rënia e murit të Berlinit, vendi pa një rritje ekonomike të pandërprerë për 28 vjet rresht deri në vitin 2020.

Kjo rritje është shtuar nga anëtarësimi në BE në 2004, duke u bërë një vend me të ardhura të larta vetëm 15 vjet pasi u klasifikua si një vend me të ardhura mesatare.

Polonia u dha përparësi institucioneve të forta, të cilat më vonë tërhoqën investime europiane, që ngritën objektet e saj prodhuese. Si rezultat, pagat janë rritur, standardi i jetesës është përmirësuar dhe ekonomia është rritur.

Sidoqoftë, varësia e Polonisë nga Gjermania – partneri i saj më i madh tregtar – ka zbuluar dobësi në ekonominë e saj.

/ Visual Capitalist, Shqip.al

The post Ndryshimi i standardit të jetesës në Europë në dekadën e fundit appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × four =