Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministrat që largohen, emri i ri që vjen

0

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar.

Miriam Shyti, është caktuar në detyrën e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në të njëjtën kohë, Endrit Yzeiraj, është liruar nga ky post dhe është transferuar në Ministrinë e Financave, ku do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit.

Ai zëvendëson Erjona Bejlerin, e cila është larguar nga posti që mbante më parë në këtë ministri.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave:

Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Endrit Yzeiraj lirohet nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Erjona Bejleri lirohet nga detyra si zëvendësministre e Financave.

The post Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministrat që largohen, emri i ri që vjen appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × five =