Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Terence Stamp

0

 

Aktori britanik Terence Stamp, i njohur për rolet në filmat “Superman” dhe “Priscilla, Queen of the Desert”, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar familja për agjencinë Reuters.

“Na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme si aktor dhe si shkrimtar, që do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë,” thuhet në deklaratën e familjes. “Kërkojmë privatësi në këtë moment të vështirë.”

Stamp debutoi në kinematografi me filmin “Billy Budd” në vitin 1962, rol që i solli një nominim për Oscar dhe një fitore në Golden Globes. Gjatë viteve ’60 ai u bë një prej yjeve më premtues të kinemasë britanike, duke luajtur në filma si “Modesty Blaise” dhe “Far from the Madding Crowd”.

Pas një pauze në fund të dekadës, ai u rikthye me rolin e General Zod në “Superman” (1978) dhe “Superman II” (1980).

Në vitin 1994, ai mori vlerësime të shumta për rolin e Bernadette, një grua transgjinore, në filmin kult “The Adventures of Priscilla, Queen of the Desert”, që i solli një nominim për Golden Globe.

Karriera e tij përfshinte edhe filma si: Star Wars: The Phantom Menace (1999), Elektra (2005), The Adjustment Bureau (2011), Murder Mystery (2019) dhe Last Night in Soho (2021), një nga rolet e tij të fundit.

 

The post Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Terence Stamp appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four + eighteen =