Ndahet nga jeta aktori Naun Shundi

0

Ndahet nga jeta aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi.

Së fundmi aktori 66 vjeçar po luftonte me sëmundjen e rëndë dhe ishte dërguar për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët që ta kthenin dhe pak ditë më parë të kërkonin ndihmë për kurimin e tij.

Së fundmi ai po kurohej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Projekti i radhës i artistit ishte vënia në skenën e veprës ‘Il commissario daltonico a teatro’ (Komisari daltonik) por nuk mundi ta realizonte. Shfaqja e cila ndërthurte humorin, misterin dhe absurdin ishte projekti i fundit që Shundi si regjisor kishte në dorë para se gjëndja e tij shëndetësore të rëndohej shumë sa sot u njoftua dhe ndarja e tij nga jeta.

Në karrierën e tij, Naun Shundi ishte regjisor, dramaturg dhe aktor i më shumë se 100 roleve në teatër dhe 20 në film.

The post Ndahet nga jeta aktori Naun Shundi appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

16 + fifteen =