Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të premte (11 prill) zgjidhjen e martesës mes presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta (aktualisht në burg) dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Seanca nisi në orën 10:30 të mëngjesit, duke ofruar edhe mundësinë e pajtimit të palëve. I pranishëm në këtë seancë ishte Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ndërsa nuk është paraqitur deputetja Kryemadhi e cila përfaqësohej në këtë seancë nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.
Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 ku ndodhet që prej tetorit 2024, drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve.
Meta dhe Kryemadhi kanë qenë partner prej afro 30 vitesh dhe janë prindër të tre fëmijëve.
/rtsh.al/
The post Ndahen zyrtarisht çifti Meta-Kryemadhi appeared first on RTSH.








