Moti i keq godet Vlorën, bllokohet rruga në Plazhin e Vjetër

0

Moti i keq ka goditur sërish Vlorën. Erërat e fuqishme të ditës së sotme kanë rrëzuar një pemë shumë vjeçare në zonën pranë rrugës kryesore, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Problematika ka pasur edhe në Pyllin e Sodës, disa pisha janë rrezuar nga era duke bllokuar segmentin që të shkon në fshatin Zvërenc, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.

Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet. Për pasojë, një krah i rrugës është bllokuar përkohësisht. Punonjësit po punojnë në terren për heqjen e pemës dhe normalizimin e qarkullimit.

The post Moti i keq godet Vlorën, bllokohet rruga në Plazhin e Vjetër appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 × five =