Ministria e Shëndetësisë: Në QSUT dhe SUT morën trajtim një deputet, një polic, dy përfaqësues të medias dhe katër protestues

0

Një deputet, një efektiv policie, përfaqësues të medias dhe protestues iu drejtuan QSUT-së dhe SUT-së për ndihmë mjekësore gjatë protestës së sotme. Lajmin e njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në njoftimin e ministrisë sqarohet se në QSUT u paraqitën një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.

Ndërkohë, në SUT kërkuan trajtim mjekësor një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

Të dhënat paraprake tregojnë se të gjithë personat që u paraqitën në të dyja spitalet janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

The post Ministria e Shëndetësisë: Në QSUT dhe SUT morën trajtim një deputet, një polic, dy përfaqësues të medias dhe katër protestues appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 − 2 =