Meghan Markle rikthehet në aktrim pas tetë vitesh

0

Meghan Markle është gati të rikthehet në botën e aktrimit, tetë vjet pasi i dha fund karrierës së saj në Hollywood.

Sipas “The Sun”, Dukesha e Sussex-it do t’i bashkohet kastit të filmit të ri “Close Personal Friends”, ku luajnë edhe Jack Quaid, Lily Collins dhe Brie Larson.

Burime nga produksioni i Amazon MGM Studios kanë zbuluar se Meghan do të interpretojë veten e saj në film, i cili tregon historinë e dy çifteve – njëri i famshëm dhe tjetri jo. Ajo është parë në xhirime në Pasadena, Los Angeles, duke shënuar kështu rikthimin e saj të shumëpërfolur në ekran.

“Ky është një moment i madh për Meghan dhe shënon rikthimin në atë që ajo e do më shumë,” – tha një burim për “The Sun”. “Ajo ka marrë shumë oferta, por për të ky ishte projekti i duhur.”

Sipas të njëjtit burim, kjo është mënyra e saj për të “provuar përsëri ndjesinë e të qenit në set” pas kaq vitesh larg kamerave.

Ndërkohë, Princi Harry raportohet se është plotësisht mbështetës ndaj vendimit të bashkëshortes së tij.

“Harry e mbështet plotësisht. Ai thjesht do që Meghan të bëjë atë që e bën të lumtur,” – tha burimi.

Meghan, 44 vjeç, u largua nga seriali “Suits” në vitin 2017, pak para fejesës me Princin Harry. Në atë kohë, ajo tha se ishte “gati për një kapitull të ri” në jetën e saj.

“E ndjej se e kam mbyllur këtë kapitull me dinjitet dhe krenari,” – kishte deklaruar ajo, “tani është koha të punoj me Harry-n si një skuadër.”

Aktorja e cila u bë dukeshë, u shfaq për herë të fundit në “Suits” në prillin e vitit 2018, vetëm një muaj para dasmës mbretërore. Pas largimit nga jeta mbretërore në vitin 2020, Meghan dhe Harry u vendosën në Kaliforni, ku po rrisin djalin Princ Archie (6 vjeç) dhe vajzën Princeshë Lilibet (4 vjeçe).

The post Meghan Markle rikthehet në aktrim pas tetë vitesh appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eight + two =