Mblidhet në Tiranë Trupi Këshillimor i CEFTA-s për Bashkëpunimin Doganor

0

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpriti në Tiranë përfaqësues nga DG TAXUD dhe të gjitha palët e CEFTA-s, në takimin e parë zyrtar të Trupit Këshillimor për Bashkëpunimin Doganor në Klasifikimin Tarifor dhe Rregullat e Origjinës.

Në fjalën e hapjes, Drejtori i Përgjithshëm Genti Gazheli theksoi rëndësinë e këtij momenti për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian:

“Krijimi i këtij Trupi Këshillimor është një nga arritjet më të rëndësishme të Presidencës Shqiptare të CEFTA-s, duke ndihmuar në forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një mjedisi më të parashikueshëm për tregtinë,” u shpreh ai.

Takimi shënoi gjithashtu përmbylljen me sukses të Presidencës Shqiptare të CEFTA-s, gjatë së cilës u arritën rezultate të rëndësishme në:

– Zbatimin e rregullave të reja të origjinës (PEM Convention)

– Njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO)

– Bashkëpunimin doganor në tregtinë elektronike (e-commerce) dhe shkëmbimin digjital të të dhënave përmes SEED+

– Zgjerimin e “Green Lanes” për lëvizje më të shpejtë të mallrave në rajon dhe me BE.

The post Mblidhet në Tiranë Trupi Këshillimor i CEFTA-s për Bashkëpunimin Doganor appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

two × two =