Mashtrimet telefonike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

0

Duhet shumë kujdes pasi po përballemi me një alarm të vërtetë, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm duke rritur nivelin e sigurisë dhe vigjilencës, veçanërisht kur komunikojmë dhe dyshojmë për pyetjet dhe vërtetësinë e telefonuesit, zëri i të cilit mund të jetë përpunuar me programet e Inteligjencës Artificiale.

 

MSc Roland Tashi

Inteligjenca Artificiale tashmë është e pranishme kudo, megjithatë ndonëse ky shërbim është shumë i dobishëm, ai mund të shfrytëzohet në mënyrë negative, për qëllime kriminale, mashtrimi dhe përfitimi nëse përdoret nga “duar të gabuara”.

Ky fenomen është i vështirë të ndalohet, ndoshta vetë AI do mundet të vetëpërmirësohet duke mos ofruar shërbim ndaj atyre që e keqpërdorin atë.

AI ka shumë avantazhe, siç janë: shpejtësia dhe efikasiteti, pasi mund të kryejë detyra shumë më shpejt se aftësia njerëzore, saktësia e lartë dhe minimizimi i gabimeve në përpunimin e të dhënave, disponueshmëria 24/7, pa “lodhje” dhe pa pushim, – automatizimi i detyrave rutinë, përmirësimi i vendimmarrjes, etj.

Ashtu siç ka edhe disavantazhe, disa prej të cilave janë: varësia nga teknologjia e cila zvogëlon aftësitë njerëzore për të menduar në mënyrë kritike; mungesë ndjeshmërie humane, pasi sistemet nuk kuptojnë dhe ndiejnë emocione si një njeri; gabime të paparashikueshme si pasojë e furnizimit të programeve me të dhëna të gabuara, të cilat japin vendime të rrezikshme, etj.

Siç ndodh vazhdimisht kur përdorim ekuacionin përfitim-humbje, kjo vlen edhe në rastin e AI. Ky koncept përdoret për të peshuar vendime ose veprime, si p.sh., “A ka më shumë përfitime sesa pasoja negative”, “Çfarë fitoj dhe çfarë humbas nëse e kryej këtë veprim”.

Për t’u kthyer te çështja, me shembuj konkretë. Individë apo subjekte të caktuar plotësojnë interesat dhe shpejtojnë punën e tyre duke krijuar imazhe, projekte, etj., të tjerë shfrytëzojnë sistemet për qëllime falsifikimi apo përfitimi të paligjshëm.

Në banka punojnë sektorë të ndryshëm për kredidhënie, sisteme të mbrojtura informatike, në të kundërt mashtruesit punojnë të mashtrojnë, falsifikojnë, ndërhyjnë dhe tjetërsojnë me qëllime përfitimi.

 

Kujdes!

Duket se është e qartë, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm sot më shumë se kurrë, pasi ende nuk ka njohuri të thella mbi këtë temë dhe për këtë arsye jemi të prekshëm dhe qartësisht më të ekspozuar ndaj mashtrimit për “zbrazjen” e llogarive.

Sigurisht që është mirë të informoheni, të kuptojmë mirë jo vetëm se ku po shkojmë me këtë shërbim, por edhe si të mbrohemi, si të veprojmë, cilat janë pasojat e mundshme.

Thirrjet telefonike sot po përdoren si një teknikë e përsosur mashtrimi, pasi një telefonatë që në dukje është diçka tepër e zakonshme, mund t’i “kapë” të gjithë ata që u përgjigjen pa kufizime telefonatave të panjohura e të dyshimta, ata që e vazhdojnë lojën me SMS-të ose e-mail.

Thirrja telefonike është një qasje transversale që mund të arrijë të gjithë përdoruesit e çdo moshe me çdo lloj pajisjeje, kudo që ndodhen, ditën dhe natën.

Mashtrimi nëpërmjet telefonit duke përdorur Inteligjencën Artificiale tashmë ka trokitur, pasi programe të veçanta mund të “klonojnë” zërin e njeriut për ta përdorur si të “vërtetë” për qëllime të ndryshme nëpërmjet teknikave grabitëse. E gjitha kjo lojë, pa shpenzuar dhe pa investuar asgjë, veçse duke shfrytëzuar përparësitë që të ofron AI.

Për këtë arsye, sot më shumë se kurrë është e nevojshme të jemi të kujdesshëm mbi të gjitha kur përgjigjemi në telefon, duke u kushtuar vëmendje të madhe pyetjeve dhe përgjigjeve, kjo shumë e rëndësishme ku flasim për punonjës në banka, institucione financiare dhe biznese të ndryshme, puna e të cilëve lidhet me vlerat monetare, lëvizjen e tyre, kryerjen e transfertave dhe pagesave në shuma të mëdha.

Siç ndodh zakonisht edhe me teknikat Vishing, mashtrimi nëpërmjet telefonatave të zakonshme duke përdorur prezantime të rreme, është e rëndësishme që përdoruesit të mos ndajnë kurrë informacionin e tyre personal dhe atë të biznesit, edhe nëse nga ana tjetër duket se është në kontakt me institucionin bankar, institucione të administratës publike, agjencitë e zbatimit të ligjit, etj.

 

Çfarë duhet të bëni

Nëse mendoni se bashkëbiseduesi disponon të dhënat e tua, duke ju deklaruar të dhëna të përgjithshme të gjeneralitetit, të cilat janë të vërteta, nuk duhet të “tërhiqeni në kurth” duke vazhduar me dhënien e të dhënave sensitive, siç janë të dhënat e llogarisë bankare, PIN e fjalëkalime të ndryshme.

Në këto raste, kufiri ndarës për të rënë në gabim është shumë i ngushtë, mashtrimet synojnë qartë të zbrazin llogaritë rrjedhëse, të vjedhin të dhëna personale, të përfitojnë gjithçka që ka të bëjë me përdoruesin për ta grabitur dhe për ta ndëshkuar atë më vonë.

Duhet shumë kujdes pasi po përballemi me një alarm të vërtetë, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm duke rritur nivelin e sigurisë dhe vigjilencës, veçanërisht kur komunikojmë dhe dyshojmë për pyetjet dhe vërtetësinë e telefonuesit, zëri i të cilit mund të jetë përpunuar me programet e Inteligjencës Artificiale.

 

 

Mos ndani informacion

Siç ndodh zakonisht edhe me teknikat Vishing, mashtrimi nëpërmjet telefonatave të zakonshme duke përdorur prezantime të rreme, është e rëndësishme që përdoruesit të mos ndajnë kurrë informacionin e tyre personal dhe atë të biznesit, edhe nëse nga ana tjetër duket se është në kontakt me institucionin bankar, institucione të administratës publike, agjencitë e zbatimit të ligjit, etj.

 

 

 

The post Mashtrimet telefonike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twenty − nine =