Mark Wahlberg rrëfen sakrificën më të madhe për famën

0

Mark Wahlberg, ka ndarë së fundmi detaje nga jeta personale dhe sakrificat që ka bërë për të ndërtuar karrierën e tij në industrinë e filmit.

Gjatë një interviste për ABC News, aktori 54-vjeçar tha se sakrifica më e madhe që ka bërë është qëndrimi larg familjes.

“Ata ishin në premierë mbrëmë, gjë që ishte shumë e bukur. Sakrifica më e madhe e punës sime është të jem larg fëmijëve dhe bashkëshortes,” – tha ai. “Kështu që kur më vizitojnë në xhirime, është e rëndësishme për mua – t’i shoh, të ndajmë kohë së bashku.”

Wahlberg, i cili është martuar me modelen Rhea Durham, me të cilën ka katër fëmijë – Ella, Michael, Brendan dhe Grace – pranoi me humor se fëmijët e tij nuk janë më aq të interesuar për karrierën e tij në filma si dikur.

“Në kohën e ‘Transformers’, donin të vinin në xhirime, të shihnin Bumblebee-n, aksionin… Tani thonë, ‘Baba, kjo është e mërzitshme’,” – u shpreh aktori me buzëqeshje.

 

The post Mark Wahlberg rrëfen sakrificën më të madhe për famën appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

thirteen + three =