Mandatet e Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

0

Opozita ka kërkuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi që në seancën për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës Kushtetuese të ketë një përfaqësues të saj, sipas parashikimeve ligjore.

Në një shkresë dërguar Peleshit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkon akreditimin e ekspertit Marash Logu, ndërsa në seancë do të diskutohet për datën e fillimit dhe mbarimit të mandateve të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Seanca do të zhvillohet në 16 Tetor, bazuar në një kërkesë të Presidentit të Republikës, i cili ka kërkuar interpretimin e kohëzgjatjes së mandave të gjyqtarëve kushtetueses.

Opozita pritet të kërkojë gjithashtu që kjo seancë të jetë publike.

The post Mandatet e Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 × three =