Manchester United zhytet më tej në krizë, Bournemouthi triumfon 3-0 në “Old Trafford

0

Manchester United pësoi disfatën e radhës në Ligën Premier, pasi u mposht 3-0 nga Bournemouthi në xhiron e tetë të garës.

Nën drejtimin e Michael Carrick, vendasit shfaqën sërish probleme në lojë dhe nuk arritën të siguronin fitoren. Në anën tjetër, skuadra mysafire përfitoi nga pasaktësitë e mbrojtjes së Unitedit dhe mori tri pikë të rëndësishme.

Bournemouthi e zhbllokoi takimin në minutën e 38-të. Pas harkimit të Justin Kluivertit nga një goditje e lirë, Rayan goditi fuqishëm dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës, duke vendosur rezultatin 0-1.

Vetëm tri minuta më pas, Manchester United pati rastin për të barazuar, por Bryan Mbeumo nuk e kaloi portierin Djordje Petrovic, i cili ndërhyri me një pritje të shkëlqyer.

Mysafirët e shtuan epërsinë në minutën e 43-të, pas një gabimi të madh në prapavijën e Unitedit. Marcus Tavernier reagoi pranë portës dhe realizoi për 0-2, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në pushim.

Me nisjen e pjesës së dytë, Bournemouthit iu anulua një gol i shënuar nga Evanilsoni për shkak të pozitës jashtë loje. Në minutën e 50-të, Rayan ishte shumë pranë golit të tretë, por Senne Lammens e shpëtoi Manchester Unitedin me një reagim fantastik.

Bournemouthi vazhdoi të ishte më i rrezikshëm dhe në minutën e 71-të e gjeti edhe golin e tretë.

Evanilson shfrytëzoi një tjetër lapsus të mbrojtjes së Manchester Unitedit dhe, me një goditje të saktë nga afërsia e zonës, caktoi rezultatin përfundimtar 0-3.

Disfata e radhës e thellon krizën e rezultateve te Manchester United, i cili po përballet me vështirësi të mëdha në mbrojtje dhe mungesë efikasiteti në repartin ofensiv.

Bournemouthi, ndërkohë, regjistroi një fitore bindëse falë organizimit të mirë dhe aftësisë për t’i shfrytëzuar me efikasitet rastet e krijuara.

The post Manchester United zhytet më tej në krizë, Bournemouthi triumfon 3-0 në “Old Trafford appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seventeen + 9 =