Mallrat nga Amerika hyjnë pa tarifë doganore në Kosovë, kriteret që duhet plotësuar

0

Kosova ka hequr tarifën doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi, që hyri në fuqi më 1 gusht 2025, ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dogana e Kosovës ka dhënë disa sqarime se çfarë duhet kriteresh duhet të plotësohen, në mënyrë që mallrat të importohen pa pagesë të tarifës doganore.

“Ky vendim ndonëse përfaqëson një masë të njëanshme nga ana e Republikës së Kosovës, i cili qëllim primar ka lehtësimin e tregtisë me përfitime konkrete si për bizneset ashtu dhe për konsumatorët e vendit, është i një rëndësie të veçantë edhe sa i përket forcimit dhe avancimit të marrëdhënieve në sferën tregtare dhe ekonomike në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Tutje, theksohet se vendimi për aplikimin e tatimit doganor me normë zero për mallrat e importuara me origjinë nga SHBA është i bazuar në Ligjin Nr. 04/L-163 dhe në Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, andaj mbi këtë bazë, mallrat të cilat importohen nga SHBA e të cilat plotësojnë kriteret e origjinës preferenciale, që nga data e hyrjes në fuqi të vendimit dhe publikimit të tij në gazetën zyrtare 01.08.2025, mund të importohen në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa pagesë të tarifës doganore.

Në mënyrë qe këto mallra të përfitojnë nga ky trajtim favorizues, të njëjtat me rastin e importit duhet të shoqërohen me:

• Certifikatë të vlefshme të origjinës preferenciale të lëshuar nga autoritetet amerikane

• Deklarata për origjinën në faturë, në përputhje me ligjin në fuqi të të dyja vendeve.

“Të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 01.08.2025, të cilat përmbushin kriteret për t’u trajtuar si mallra me origjinë preferenciale, por që në momentin e importit nuk kanë përfituar këtë trajtim, do t’u nënshtrohen procedurave për rimbursim të detyrimeve doganore, në përputhje me dispozitat në fuqi”, bëhet e ditur në komunikatë.

Për më shumë informacione rreth mënyrës së aplikimit të trajtimit preferencial dhe dokumentacionit të nevojshëm, të gjithë operatorët ekonomikë që importojnë mallra nga SHBA ftohen të kontaktojnë Doganën e Kosovës për udhëzime të mëtejshme.

Dy javë më parë Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kurti tha se të gjitha produktet e SHBA-së që do të hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind.

“Vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganare me SHBA-të. Tani e tuje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj… Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhënie shumë të mira ndërmjet dy vendeve”.

Ndryshe, heqja e tarifës doganore vjen disa muaj pas propozimit që kishte bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

 

 

The post Mallrat nga Amerika hyjnë pa tarifë doganore në Kosovë, kriteret që duhet plotësuar appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × 5 =