Makina përplas për vdekje të miturin 7-vjeçar në Tiranë

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç humbi jetën pas një aksidenti rrugor.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur të miturin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë.

Fëmija u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Makina përplas për vdekje të miturin 7-vjeçar në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

14 − 10 =