Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen babë e bir në Krumë

0

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zahrisht, në Krumë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25. Në aksident është përfshirë një mjet ndërsa raportohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shoferi me inicialet L.M. ishte duke udhëtuar me automjet së bashku me babain e tij kur mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, të dy janë plagosur dhe janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

The post Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen babë e bir në Krumë appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × 1 =