Lokal për bixhoz, arrestohet pronari dhe punonjësi në Tiranë

0

Një lokal i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme është zbuluar nga policia në rrugën “5 Maji”, si pjesë e operacionit policor të koduar “Game Over 2”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Komisariatin Nr. 4, organizuan një kontroll në një lokal ku u konstatuan pajisje që përdoreshin për këtë aktivitet.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 pajisje kompjuterike, 2 telefona celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasit:

O. B., 31 vjeç, pronar i lokalit, dhe U. D., 51 vjeç, punonjës i lokalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Lokal për bixhoz, arrestohet pronari dhe punonjësi në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

7 + eight =