Në ndeshjen e parë në AFC Women’s Asian Cup, lojtaret e kombëtares së Iranit kishin vënë në skenë një protestë të heshtur kundër regjimit dhe kishin refuzuar të këndonin himnin kombëtar para ndeshjes, një akt guximi që sfidonte urdhrin e ardhur nga lart për të mos krijuar siklet. Por gjërat morën tjetër rrjedhë.
Futbollistet ndodhen në Australi për të luajtur në këtë kompeticion dhe të gjitha kanë frikë për sigurinë e familjeve të tyre të përfshira nga konflikti i armatosur. Ato janë shprehur disa herë duke kërkuar paqe. Për këtë arsye shumë njerëz mbetën të habitur kur para ndeshjes së radhës vajzat kënduan himnin duke bërë edhe përshëndetjen ushtarake.
Lexo më tej: Portieri i Iranit Mazaheri është zhdukur pasi shkroi: “Khamenei, je Satana”
Vetëm pak ditë më parë kishin refuzuar të përmbushnin kërkesën e regjimit, por më pas iu dorëzuan presioneve, ashtu siç kishte ndodhur edhe me kombëtaren e meshkujve të Iranit në 2022 FIFA World Cup. Skenari është i njëjtë: futbollistët protestuan në ndeshjen e parë dhe më pas ndryshuan qëndrim në takimin e dytë, duke kënduar himnin me një shprehje të frikësuar.
W niedawnym meczu z Koreą Płd.
Iranki
nie odśpiewały hymnu. Niektórzy pisali, że to nie manifestacja, tylko efekt żałoby/radadanu/zakazu śpiewania hymnu przez kobiety.
Oczywiście, że była to manifestacja. A dziś kolejna – zupełnie inna – przed meczem z Australią.
pic.twitter.com/zHuNFX3vzm
— Michał Banasiak (@BanasiakMich) March 5, 2026
Kombëtarja e femrave e ndërpret protestën
Pothuajse të gjitha lojtaret e kënduan himnin kombëtar dhe secila prej tyre bëri përshëndetjen ushtarake, ndërsa anëtarët e stafit në stol vendosën dorën mbi zemër ndërsa muzika mbushte stadiumin.
Kamerat i fokusuan nga afër futbollistet iraniane, të cilat nuk shfaqën emocione në fytyrat e tyre. Megjithatë shumë njerëz janë pyetur se çfarë fshihet pas këtij ndryshimi të papritur. Pamjet e protestës kishin bërë xhiron e botës sepse konsideroheshin një akt i fuqishëm guximi kundër shtypjes së regjimit, i cili i kishte ftuar me këmbëngulje të këndonin për të shmangur vënien në siklet të autoriteteve.
Lojtaret kishin kundërshtuar duke refuzuar të këndonin, por tre ditë më vonë ndryshuan qëndrim. Sipas SBS, ato mund të kenë ndryshuar mendje për shkak të presioneve të regjimit: disa burime i kanë treguar gazetës australiane se e gjithë skuadra femërore është nën mbikëqyrje të rreptë në hotel, nuk mund të përdorin banjat publike, nuk hanë në restorant dhe nuk mund të flasin me personat e tjerë që qëndrojnë në strukturë.
Federata iraniane e futbollit nuk ka dhënë sqarime për këtë çështje dhe nuk ka konfirmuar atë që është raportuar nga mediat australiane, por shumëkush mendon se ndryshimi i qëndrimit është rezultat i një udhëzimi të drejtpërdrejtë nga regjimi.
The post Lojtaret e Iranit nën terrorin e regjimit: përshëndetje ushtarake kur këndonin himnin appeared first on Lapsi.al.

Iranki
nie odśpiewały hymnu. Niektórzy pisali, że to nie manifestacja, tylko efekt żałoby/radadanu/zakazu śpiewania hymnu przez kobiety.









