Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

0

Këtë të diel qytetarët Shqiptarë po u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por nuk kanë munguar incidentet.

Disa raste të fotografimit të votës janë raportuar deri më tani.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Librazhd.

Një qytetar i cili ka fotografuar votën, është pikasur nga komisionerët.

Megjithatë qytetari nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka tentuar të të dalë nga dritarja e qendrës së votimit.

Për këtë arsye për më tepër se 30 minuta në këtë qendër është ndërprerë votimi.

The post Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four + twenty =