Lëviznin me armë, kapen dy persona në Shkodër

0

Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, teksa qarkullonin me armë gjahu dhe municion luftarak, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë në fuqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Domen, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin udhëtonin dy persona.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës, si dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”.

Sipas njoftimit, veprimet e Policisë janë pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e gjuetisë së paligjshme, si dhe për parandalimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me moratoriumin në fuqi.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore ndaj dy shtetasve të përfshirë në këtë rast.

The post Lëviznin me armë, kapen dy persona në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × 3 =