Egnatia ka përfunduar para kohe aventurën e saj në Ligën e Kampioneve, duke u eliminuar që në raundin e parë pas një paraqitjeje për t’u harruar në Islandë. Skuadra nga Rrogozhina, që vetëm disa ditë më parë kishte triumfuar në shtëpi kundër Breidablik, u shemb plotësisht në ndeshjen e kthimit.
Shthurje e plotë defensive
Kampionët e Shqipërisë u dukën krejtësisht jashtë forme, me pasaktësi të shumta dhe gabime të pafalshme që u dhanë islandezëve mundësinë të shënonin me lehtësi. Linjat e prapavijës qenë të çara, duke lejuar vendasit të realizonin katër herë vetëm në 45 minutat e para, duke vulosur fatin e kualifikimit shumë shpejt.
Asnjë reagim në pjesën e dytë
Në fraksionin e dytë, ndonëse Breidablik uli ritmin, sërish Egnatia nuk arriti të reagonte. Një tjetër gafë u konkretizua me një gol të pestë, duke mbyllur një mbrëmje për të mos u kujtuar për Dajsinanin dhe shokët e tij.
Shifra të rënda
Pas fitores minimaliste në Rrogozhinë, kjo disfatë 5-0 në tokën islandeze e kthen një mundësi historike kualifikimi në një dështim po aq historik. Autorët e golave për vendasit ishin Thorsteinsson dhe Einarsson, të dy me nga dy rrjeta secili, ndërsa Omarsson mbylli serinë në minutën e 69’.
Eliminim i hidhur
Me këtë humbje të thellë, Egnatia i thotë lamtumirë garës më prestigjioze për klube në Europë, duke lënë pas një imazh zhgënjyes që do t’u duhet kohë ta harrojnë tifozët rrogozhinas. Dalja nga skena me rezultatin e përgjithshëm 5-1 nuk ishte ajo qw presidenti Demrozi dhe tw gjithw prisnin nga kampionwt e Shqipwrisw.
Qualification Champions League
Kairat Almaty 2-0 Olimpija Ljubljana
Lincoln Red Imps FC 1-0 Vikingur
FC Milsami Orhei 0-0 KuPS
Hamrun Spartans 2-0 Zalgiris Vilnius
Malmo FF 3-1 FC Iberia 1999
RFS 1-0 FCI Levadia
FC Differdange 03 2-3 Drita
KF Shkendija 2-1 TNS (pksh)
Inter Club d’Escaldes 2-1 FCSB
Breidablik 5-0 KF Egnatia
Buducnost Podgorica 2-2 FC Noah
Zrinjski Mostar 2-1 Virtus Acquaviva
The post Lamtumirë Champions, Egnatia turpërohet në Islandë: gafa amatore, 5-0 e Breidablik appeared first on Lapsi.al.










