LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Unazën e Madhe pranë Paskuqanit

0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës në afërsi të zonës së Paskuqanit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. Sipas njoftimit zyrtar një person i identifikuar me iniciale H. Ç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Policcia thotë se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftim. Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes. /LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Unazën e Madhe pranë Paskuqanit appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

two + 8 =