Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

0

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja shëndetësore e Mustafa Sheqerit është e rëndë. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor.

Punonjësi i AMP-së ishte shofer në makinën ku ndodhej edhe Gilmando Dani. Ata ishin kthyer sot nga Barcelona ku ndodheshin prej datës 7 nëntor, ndërsa në rrethrrotullimin e Rinasit iu zunë pritë me breshëri plumbash.

Gilmando Danoi mbeti viktimë, ndërsa Sheqeri u dërgua në spitalin e Traumës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas atentatit punonjësit e policsë gjetës një makinë tip “Toyota” duke u djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet u konstatuan 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje, 3 prej tyre kallashnikovë dhe një pistoletë.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

The post Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × 1 =