Kuvendi i Kosovës voton me 66 vota pro qeverinë “Kurti 3”

0

Me 66 vota pro, 49 vota kundër dhe asnjë abstenim u votua mbrëmjen e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës qeveria “Kurti 3”.

Pas më shumë se një viti, Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Albin Kurti, që ushtroi detyrën e kryeministrit, tashmë e ka marrë atë sërish me kompetenca të plota për një mandat 4-vjeçar. Qeveria arriti të krijohej pas një bllokade 1-vjeçare e cila e kaploi tërë vitin 2025.

Në qeverinë e re të Albin Kurtit do të ketë 4 ministri më shumë se aktualisht. Janë shtuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Ministria e Administratës Publike dhe e Digjitalizimit u shtuan ndërsa Ministria e Sportit dhe Rinisë u nda nga ajo e Kulturës siç ishte në qeverinë Kurti II. U ndanë edhe Ministria e Infrastrukturës nga Ministria e Tregtisë dhe Transportit. Në ekzekutivin e ri gjithsej janë 20 ministri nga 16 sa ishin më parë.

Formimi i qeverisë u bë pak orë pas konstituimit të Kuvendit, proces i cili kaloi pa pengesa si në legjislaturën e kaluar. Në krye të kuvendit u ul Albulena Haxhiu me 66 vota, me nënkryetarë Ardian Golën nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, dhe nga komunitetet Slavko Simic dhe, Emilja Rexhepi.

Institucionet e reja, legjislatura e re e Kuvendit, dhe, qeveria e re, u formuan nga rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Më poshtë është kabineti i ri qeverisës i Kurtit:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministri i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrulla Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri

/LAPSI.al

The post Kuvendi i Kosovës voton me 66 vota pro qeverinë “Kurti 3” appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 + 6 =