Kush i propozoi Egla Cenos? Aktorja e njohur: Më doli fati… (FOTO)

0

Aktorja e njohur Egla Ceno, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, e cila ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, ka publikuar në “Instastory” një mesazh të një ndjekësi të saj.

“Të pashë me makinë sot. A do bëhesh gruaja ime”? – i ka shkruar fansi, të cilit Egla është kujdesur që të mos i tregojë emrin dhe portretin.

Ndërkohë aktorja e ka shoqëruar këtë postim me fjalët:Mos u shqetësoni më për mua, se më doli fati”, shoqëruar edhe me emoji duke qeshur.

Kujtojmë se pak javë më parë, Egla ndau me ndjekësit një moment të vështirë me nënën e saj, e cila pësoi ishemi të papritur.

Por fatmirësisht, falë ndërhyrjes së mjekëve, nëna e saj është më mirë.

 

The post Kush i propozoi Egla Cenos? Aktorja e njohur: Më doli fati… (FOTO) appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × 3 =