Kuqezinjtë duan fitoren me çdo kusht, nis dueli delikat në “Air Albania”

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë. Sfida e kualifikuesve të Botërorin 2026 është një “finale” e parakohshme për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, duke pasur parasysh situatën në grup.

Çdo rezultat përveç fitores thuajse nxjerr Shqipërinë jashtë loje për një nga dy vendet e para në grup dhe do të duhen mrekulli në ndeshjet e mbetura. Kësisoj, trajneri Silvinjo ka orientuar kuqezinjtë me forca të shumta në repartin e avancuar.

Ashtu siç pritej, në ndeshjen me Letoninë ka një ndryshim radikal në krahasim me rreshtimin ndaj Gjibraltarit. Duke filluar nga porta e deri në sulm ka ndryshime futbollistësh.

Bie në sy se Hysaj ka ruajtur vendin në të djathtën e prapavijës e cila pastaj ka ndryshuar plotësisht me Strakoshën në portë dhe dyshen Ajeti-Gjimshiti në qendër e Mitajn nga e majta.

Në mesfushë është kthyer treshja tashmë e zakonshme titullare me Shehun, Asllanin e Laçin. Në sulm, Bajrami kthehet majtas e Broja në të djathtën, kurse Manaj është titullar në qendër.

The post Kuqezinjtë duan fitoren me çdo kusht, nis dueli delikat në “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × 1 =