Bazuar në numrin e koncerteve, festivaleve, klubeve të natës si dhe çmimit të biletave, një studim ka renditur qendrat kryesore të muzikës në Europë
Faqja e rezervimit të udhëtimeve Omio ka analizuar numrin e festivaleve muzikore, sallat e koncerteve dhe klubeve të natës, si dhe çmimin e biletave në 50 qytete në Europë, për të renditur destinacionet më të mira muzikore të kontinentit në vitin 2025. Për të krijuar renditjen përfundimtare, secilit qytet i është dhënë një rezultat nga 100 në total.
Në krye të listës është Londra, me një çmim mesatar të shtrenjtë të biletave si për shfaqjet muzikal ashtu edhe për koncertet, por gjithashtu ka 75 klube nate, 26 salla koncertesh dhe 25 festivale muzikore sipas studimit, duke i dhënë asaj një rezultat të përgjithshëm maksimal (100).
Edhe skena muzikore e qytetit nuk është pa probleme – kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan njoftoi së fundmi planet për të nisur një “taskforcë për jetën e natës” për të ndihmuar në sigurinë dhe rendin në vendet problematike të qytetit.
Parisi u rendit në vendin e dytë me 89.4 pikë dhe Budapesti në vendin e tretë me 77.5. Në vendin e katërt është magneti muzikor me famë botërore Berlini, i cili shënoi 75.1 pikë në total.
Pavarësisht se nuk u rendit në tre vendet e para, kryeqyteti gjerman u emërua kohët e fundit qyteti më i mirë i Europës për muzikën live dhe u rendit si destinacioni kryesor europian në listën e platformës Time Out të qyteteve më të mira në botë për jetën e natës.
Kryeqytetet e muzikës të Europës për vitin 2025:
- Londër
- Paris
- Budapest
- Berlin
- Pragë
- Kopenhagen
- Dublin
- Barcelonë
- Madrid
- Napoli
/ Time Out, Shqip.al
The post Kryeqytetet e muzikës të Europës në 2025 appeared first on Revista Monitor.











