Kryeministri Rama shpall emrat e kabinetit, kush janë ministrat e qeverisë së re

0

Kryeministri Rama shpalli këtë të enjte, gjatë mbledhjes së Asamblesë se Partisë Socialiste, qeverinë që do të drejtojë vendin në mandatin e katërt.

Rama theksoi se në këtë mandat nevojitet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja. “Skuadrat kampione janë fuqia e talentit dhe disiplinës, që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë çdo ditë më të fortë. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë: qeveri, parlament dhe çdo bashki. Një makineri e pandalshme reformash dhe projektesh,” tha Rama.

Kreu i qeverisë foli për angazhimin kryesor që do të ketë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Euopian.

“Të mundësojmë deri në fund të këtij mandati të ri ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare, të vendimit të KE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Të ngremë në fund të kësaj dekade flamurin në oborrin e familjes europiane. Këto nuk janë stacione të radhës janë majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë, për të realizuar ngjitjen e nisur kahershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e lindjes së saj, të fatit të shkuar dhe të ardhmes së saj” tha Rama.

Por cilat janë ministritë dhe emrat që do të drejtojnë vendin në katërvjeçarin e ardhshëm?

Kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, i cili në qeverinë “Rama 3” mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes (deri korrik 2024), ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Lista e plotë:

Kabineti i ri qeveritar:

Kryeministër Edi Rama

Kryetar i Kuvendit Niko Peleshi

Zv.Kryetare e Kuvendit, Kloadiana Spahiu

Drejtimi i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili aktualisht mban postin si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Zëvendëskryeministër – Belinda Balluku

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku

Ministër i Brendshëm– Albana Kociu

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministër i Financave – Petrit Malaj

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro

Ministër i Shëndetësisë – Evis Sala

Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj

Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari

Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor- Ervin Demo

Ministër shteti dhe kryenegociator –Majlinda Dhuka

Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin –Adea Pirdeni

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu

 

Diella– ashtu sikurse kishte deklaruar më herët kreu i qeverisë tha se në këtë mandat përfshirja e inteligjencës artificiale do të jetë domethënëse në fusha duke e baraspeshuar atë thuajse në peshën e një ministrie. Aktualisht “Diella” që shërben si një ndihmës online në E-Albania do të marrë rëndësi më të madhe duke u integruar në sistemin e prokurimeve për ta bërë atë të pa korruptueshëm. Sipas Ramës, ky mekanizëm do të shërbejë për të kontaktuar talente të reja anekënd botës.

Riorganizohen komisionet parlamentrare, drejtimin 7 mazhoranca dhe 4 opozita

Rama deklaroi se gjatë një pune 3 mujore përfaqësues të mazhorancës kanë punuar duke pasur parasysh edhe modelet më të mira për të riorganizuar komisionet parlamentare ne përputhje edhe me ambiciet dhe prioritetet e Shqipërisë 2030.

Cilët janë 11 komisionet?

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat (mazhoranca)

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën, drejtues Ulsi Manja (mazhoranca)

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen (mazhoranca)

Komisioni për Edukimin Shkencën dhe Sportet (opozita)

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale (opozita)

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (mazhoranca)

Komisioni për te Drejtave të Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik (opozita)

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural (mazhoranca)

Komision për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën (opozita)

Komisioni për Europen dhe Punët e Jashtme (mazhoranca)

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale (mazhoranca).

Zgjedhjeve parlamentare u mbajtën më 11 maj 2025, ku Partia Socialiste fitoi 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike mori 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Koalicioni “Nisma – Shqipëria Bëhet” siguroi 1 mandat, Partia Mundësia arriti të marrë 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.

 

 

 

The post Kryeministri Rama shpall emrat e kabinetit, kush janë ministrat e qeverisë së re appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

six + 1 =