Kreditimi i ndërmarrjeve, anketa e KI: Nga informaliteti te pronat, arsyet që pengojnë rritjen

0

Bankat në vend identifikojnë një seri faktorësh që ndikojnë në vendimet e tyre të kreditimit për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme.

Një anketë e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve me bizneset dhe bankat ka nxjerrë në pah disa prej tyre duke përballur kështu edhe qëndrimet që kanë secila palë.

Lidhur me anketën Sekretariati nënvizon se sipas bankave rritja e kreditimit kufizohet nga çështjet me regjistrimin e pronës (për shembull: vonesa në rifreskimin e certifikatave të pronësisë, përgjigje e paqartë zyrtare në lidhje me plotësimin e dokumentacionit, etj.), mungesa e kolateralit, nivele të larta të kredive të vonuara, shifra të dyfishta të raportimit financiar dhe edukim joadekuat financiar.

Po kështu renditen edhe disa faktorë të brendshëm me ndikim të moderuar siç janë mungesa e stafit të dedikuar për grupin e synuar të NMVM-ve dhe mungesa e proceseve plotësisht të digjitalizuara.

“Trajtimi i këtyre çështjeve do të jetë thelbësor për nxitjen e një mjedisi kreditues më mbështetës ndaj sipërmarrjes dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike” thuhet në publikimin e KI.

Pavarësisht kësaj rezulton se të paktën 67% e ndërmarrjeve që kanë aplikuar e kanë marrë financimin e kërkuar.

“Për më tepër, nivelet e larta të informalitetit, çështjet e lidhura me pronën dhe mungesa e informacionit të përditësuar nga rregullatorët ose bashkitë në lidhje me sektorët ose aktivitetet që kërkon tregu po pengojnë disi nivelet e kreditimit për NMVM-të sipas institucioneve financiare.

Ndër disa komente të bëra gjatë konsultimit për faktorët ndërlikues të procesit të kreditimit, u përmend edhe mungesa e studimeve që analizojnë nevojat dhe nivelet e ofruesve të shërbimeve bazuar në dendësinë aktuale të popullsisë dhe kërkesat e paplotësuara.  Në nivel sektori, aksesi i kufizuar në financa krijon vështirësi të konsiderueshme në funksionimin e biznesit për një në dy kompani, për kryesisht NMVM-të që operojnë në aktivitetet e energjisë, bujqësisë dhe turizmi” thuhet në dokument.

Sekretariati ka rekomanduar që për të rritur kreditimin të përmirësohet mbledhja e të dhënave dhe transparenca e ndërmarrjeve në fjalë, të zgjerohen skemat e garancisë, të përshpejtohen përpjekjet për dixhitalizimin e shëbrimeve bankare apo të përmirësohen programet e edukimit financiar me fokus tek këto ndërmarrje./ N.Maho

 

The post Kreditimi i ndërmarrjeve, anketa e KI: Nga informaliteti te pronat, arsyet që pengojnë rritjen appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × 1 =