Krasniqi tregon “skenarin e LVV-së”: Partia fituese nga zgjedhjet e shkurtit uzurpoi të drejtën Kushtetuese të deputetëve

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se LVV uzurpoi një të drejtë Kushtetuese e ligjore të deputetëve të zgjedhur.

Ai pas mbylljes së seancës konstituive ka thënë se LVV e cila doli fituese nga zgjedhjet e shkurtit ka organizuar një skenar për uzurpimin e organit ligjvënës.

“Edhe ju si media edhe qytetarët u bëtë dëshmitar që partia që ka dal e para e uzurpon një të drejtë Kushtetuese për me pengu rrjedhën e seancës. Këta në mënyrë trë organizuar e kanë pas nëj skenar. Ja ku është skenari. Sot ka pas uzurpim partiak të institucionit të Kosovës”, tha ai.

Krasniqi tutje ftoi LVV-në që të mos të mbajnë peng institucionet e vendit, përcjell Telegrafi.

“Këta jo që s’kanë shumicë, por nuk janë as afër shumicës”, tha ai duke iu referuar LVV-së. /Telegrafi/

The post Krasniqi tregon “skenarin e LVV-së”: Partia fituese nga zgjedhjet e shkurtit uzurpoi të drejtën Kushtetuese të deputetëve appeared first on Telegrafi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

7 + 5 =