Kosova pa Kuvend e Qeveri, presidentja më 15 maj nis konsultimet me partitë

0

Të enjten 15 maj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të nisë përpjekjet për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, është shprehur këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.

Kjo lëvizje e Osmanit vjen pas 14 seancash të dështuara që nuk kanë sjellë konstituim të Kuvendit.

Kosova ka 3 muaj që ka votuar dhe ka shpallur fitues Lëvizjen Vetëvendosje me kryetar Albin Kurtin por duke qenë se Kurti mori shumicën por jo mandatet e mjaftueshme për të krijuar qeverinë Kosova është përfshirë në një ngërç politik prej javësh.

Partitë e politike opozitare nuk përkrahin zgjedhjen e Albulena Haxhiut në pozitën e kryetares së Kuvendit, në kushtet kur Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të insistojë se nuk do të propozojë emër tjetër për kryeparlamentar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 − one =