Kopenhagen shpërblen sërish turistët miqësorë me mjedisin

0

Në verën e vitit 2024, Wonderful Copenhagen, bordi i turizmit i kryeqytetit danez, me një skemë pilot të quajtur ‘CopenPay’, shpërbleu vizitorët që morën pjesë në aktivitete miqësore me mjedisin, të tilla si mbledhja e mbeturinave dhe çiklizmi, me një mori përparësish, nga një drekë falas deri te marrja me qira falas e kajakëve.

Gjatë katër javëve, marrja me qira e biçikletave u rrit me 29 përqind, u mblodhën ton mbeturina dhe 98 përqind e pjesëmarrësve thanë se do të rekomandonin përfshirjen në këto aktivitete.

Por tani, skema po rikthehet, me tre herë më shumë atraksione dhe për dyfishin e kohës, nga 17 qershori deri më 17 gusht.

Këtë vit, mbërritja me tren është një nga mënyrat për të përfituar zbritjet më të mëdha, si dhe duke zgjatur qëndrimin në katër ditë ose më shumë. Vizitorët që e bëjnë këtë do të jenë në gjendje të përfitojnë shpërblime, duke përfshirë qira falas të biçikletave, seanca joga, ture me guidë dhe madje edhe hyrje me zbritje në atraksionet kryesore si Galeria Kombëtare e Danimarkës dhe Kopshti Urban.

Turizmi duhet të kalojë nga një barrë mjedisore në një forcë për ndryshime pozitive. “Për fat të mirë, ekziston një gatishmëri e madhe midis turistëve për të kontribuar pozitivisht në destinacionet që vizitojnë”, thotë Søren Tegen Pedersen, Drejtor Ekzekutiv i Wonderful Copenhagen, “Me CopenPay, ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e udhëtarëve në lidhje me zgjedhjet dhe ndikimin.”

Qëllimi nuk është vetëm, që Kopenhageni të bëhet destinacioni numër një urban i qëndrueshëm në indeksin global, por edhe të frymëzojë skema të ngjashme në vende të tjera të njohura. / Time Out, Shqip.al

The post Kopenhagen shpërblen sërish turistët miqësorë me mjedisin appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

ten + thirteen =