Komisioni parlamentar në RMV miraton në lexim të dytë ndryshimet e Kodit Penal

0

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal kanë marrë miratimin e komisionit amë të Kuvendit në lexim të dytë dhe tashmë i janë përcjellë deputetëve për votim. Mes dispozitave të reja parashikohet që, në kuadër të konfiskimit të pasurisë sipas vendimeve gjyqësore, të përfshihen edhe kriptovalutat, ndonëse kjo industri aktualisht nuk ka rregullim ligjor në vend.

Neni 122, paragrafi 38, i Kodit Penal përcakton: “Pronë do të thotë para ose mjete të tjera pagese, letra me vlerë, depozita, burime ekonomike pasuri të tjera në çdo formë, të luajtshme ose të paluajtshme, të prekshme ose të paprekshme, duke përfshirë asete (paratë) virtuale në përputhje me ligjin”.

Specialistët e hetimit financiar dhe të krimit financiar në internet kanë shprehur pikëpyetje se si do të gjenden personat që zotërojnë asete të tilla. Sipas përvojës së vendeve të rajonit, identifikimi mund të realizohet pasi të miratohen disa ndryshime ligjore. Fillimisht duhet ngritur një organ mbikëqyrës, që në këtë rast do të ishte Banka Popullore. Më tej, subjektet që i këmbejnë kriptovalutat me para të gatshme do të duhet t’i raportojnë Bankës Popullore të dhënat e personave që zotërojnë vlera në kripto. Po ashtu, Ligji për deklarimin e pasurisë do t’i detyrojë qytetarët t’i paraqesin këto vlera.

Nëse zbulohet se pasuria nuk është deklaruar, personi mund të ndiqet penalisht. Në këtë proces pritet të kenë rol të rëndësishëm edhe Policia Financiare dhe Drejtoria e Inteligjencës Financiare. Ndryshimet në Kodin Penal po shqyrtohen në të njëjtën kohë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar Komisionit Evropian për vlerësimin e projektkodit të ri, të cilin Komisioni e kishte kërkuar edhe në raportin e fundit të progresit për Maqedoninë e Veriut.

The post Komisioni parlamentar në RMV miraton në lexim të dytë ndryshimet e Kodit Penal appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

9 + 12 =